Befasi e madhe: Wenger, trajner i Bayern Munichut
Tashmë është bërë e ditur se Bayern Munich do ta shkarkojë Niko Kovacin.
Sport
Bayern Munich e ka humbur besimin në Niko Kovac, andaj po kërkon një trajner të ri.
Skuadra gjermane po tenton që ta transferoj Arsene Wengerin, që aktualisht është i papunë, përcjell “lajmi.net”.
Trajneri francez u largua në verë nga Arsenali pas 22 vitesh në krye të skuadrës, andaj ka bërë me dije se në janar e dëshiron rikthimin.
Bayern Munich e di se mund t’i marrë shumë lehtë shërbimet e Wengerit, andaj do ta shkarkojë në fund të dhjetorit Kovacin. /Lajmi.net/