Messi, Barcelonës: Transferojeni këtë yll në janar
Lionel Messi ka kërkuar transferimin e yllit të Liverpool te Barcelona.
Sport
Ylli argjentinas i ka kërkuar Barcelonës që të shqyrtojë mundësinë e transferimit të Mohamed Salah në afatin kalimtar të janarit, me qëllim që t’i rrisin mundësitë e triumfit në Ligën e Kampionëve.
Sipas ‘Don Balon’, Lionel Messi dëshiron të ‘pushtojë’ edhe një herë Evropën, dhe për ta arritur këtë beson se Barcelona duhet të forcohet në fazën e sulmit.
Transferimi i Salah nuk duket i pamundshëm, kur dihet se Barcelona ka raporte të mira me Liverpoolin, ku në vitet e fundit nga atje ka transferuar Luis Suarezin dhe Philippe Coutinhon./Lajmi.net/