“Shpërthen” Harden, realizon 40 pikë nga të cilat 8 tre-pikësha
Houston Rockets kanë shënuar tjetër fitore, kësaj radhe kundër Indiana Pacers.
Sport
Nën-kampionët e konferencës Perëndimore, shkëlqyen duke fituar në fund me rezultatin 115:103, shkruan lajmi.net.
Më i miri në radhët e Rockets, ishte si zakonisht MVP i sezonit të kaluar, James Harden.
“The Beard” realizoi plot 40 pikë, nga të cilat qëlloi tetë herë nga distanca.
Harden shtoi edhe 9 asistime dhe 7 kërcime për fitoren e Houston Rockets.
Në anën e Pacers, më i sakti ishte Victor Oladipo, i cili shtoi 22 pikë pë skuadrën e tij.
Shikojini momentet më të mira të tij ndaj Pacers: /Lajmi.net/