Zbulohet se me sa ndeshje mund të dënohet Higuain
Gonzalo Higuain u ndëshkua me karton të kuq në humbjen e Milanit ndaj Juventusit, 0:2.
Sport
Gonzalo Higuain e mori edhe kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen që Milani e humbi ndaj Juventusit në minutën e 84’, mirëpo atë e pret një dënim i rëndë.
Sulmuesi argjentinas u vërsul ndaj gjyqtarit të ndeshjes, ndërsa ky i fundit nuk e toleroi më, duke e ndëshkuar me karton të kuq, përcjell “lajmi.net”.
Higuain pritet të dënohet deri në tri ndeshje mos-lojë, për shkak të sjellës anti-sportive.
Natyrisht se ky dënim i argjentinasit do të ishte një hendikep i madh për Milanin edhe pse lojtari kërkoi falje pas ndeshjes. /Lajmi.net/