LeBron tejkalon Nowitzkin në listën e realizatorëve, ja çfarë thotë ky i fundit
Në ndeshjen ndaj San Antonio Spurs, LeBron James tejkaloi Dirk Nowtizkin në listën e realizatorëve.
Sport
“Mbreti” është ngjitur në pozitën e gjashtë, të lojtarëve me më së shumti pikë nga të gjitha kohërat, shkruan lajmi.net.
Gjermani Nowitzki numëronte 31187 pikë në total. LeBron James realizoi pikën e 31188 në ndeshjen ndaj Spurs.
LeBron aktualisht aktivizohet me skuadrën e LA Lakers dhe po bën punë mjaftë të mirë.
“Mbreti” me gjasë do të ngjitet shumë më lartë se pozita e gjashtë në renditje.
Nowitzki pas kësaj ndodhie është shprehur: “Është nder të tejkalohesh prej njërit nga më të mirët në histori”. /Lajmi.net/