Kjo ishte paraqitja e jashtëzakonshme e Curry, realizoi 51 pikë
Golden State Warriors ka regjistruar mbrëmë fitoren e radhës ndaj skuadrës së Washington Wizards, me rezultatin 144-122.
Sport
Kjo fitore erdhi falë performances fenomenale të organizatorit të lojës, Stephen Curry, shkruan lajmi.net.
Ish MVP i NBA, realizoi plotë 51 pikë, në vetëm tre qereka lojë.
Ai ishte në “flakë” nga gjuajtjet për tre pikë, duke realizuar 11 sosh.
Kjo është fitorja e katërt e Golden States, në pesë takimet e para në NBA./Lajmi.net/
Shikoni videon me momentet më të mira të Steph Curry: