James dhe Lakers befasohen në ndeshjen e parë në NBA
Los Angeles Lakers dhe LeBron James e kanë nisur me humbje sezonin e ri në NBA.
Sport
Sezoni i ri në NBA, nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për LeBron James dhe skuadrën e tij të re, Los Angeles Lakers.
Lakers pësuan humbje në udhëtim tek Portland Trail Blazers me nëntë pikë diferencë 128-119.
LeBron edhe pse ishte koshashënuesi më i mirë për Lakers me 26 pikë të shënuara, ato nuk mjaftuan për të evituar humbjen nga Portland./Lajmi.net/
Rezultatet:
Portland Trail Blazers – Los Angeles Lakers 128 – 119
Philadelphia 76ers – Chicago Bulls 138:108
Miami Heat – Washington Wizards 113:112