Sarri – lojtarit të Chelseas: Derën e ke të hapur për largim
Alvaro Morata është shumë afër largimit nga Chelsea.
Merkato
Alvaro Morata e ka filluar në mënyrë katastrofale këtë sezon, andaj Chelsea po e mendon largimin e tij.
Skuadra londineze nuk është e kënaqur me formën e spanjollit, andaj po kërkon një sulmues të ri, përcjell “lajmi.net”.
Maurizio Sarri i ka bërë me dije Chelseas se e do një sulmues në janar, pasi nuk llogaritë në shërbimet e Moratas.
Sipas mediave në Angli, trajneri italian e do Mauro Icardin apo Patrick Cutronen në janar. /Lajmi.net/