Lopetegui pranë shkarkimit, trajneri madh merr drejtimin e Realit
Florentino Perez nuk është i kënaqur me paraqitjet e Real Madridit këtë sezon.
Sport
‘Los Blancos’ që sezonin e kaluar triumfuan për të tretën herë radhazi në Evropë, kanë dështuar që në katër ndeshjet e fundit të shënojnë së paku një gol.
Këto paraqitje i kanë lëkundur pozitën trajnerit Julen Lopetegui, që këtë verë zuri vendin e Zinedine Zidane.
Emri i parë që Florentino Perezit i shkon ndërmend është ai i trajnerit italian, Antonio Conte.
Mediet në Itali raportojnë për një shkëndijë mes palëve që ka nisur ditën e hënën.
Andaj trajneri Lopetegui të ardhmen e tij e luan në tri ndeshjet e ardhshme te Real Madridit, atë kundër Levantes, Victoria Plzen dhe Barcelonës./Lajmi.net/