Barcelona apo Man UTD? Kjo është përgjigja e De Ligt
Mbrojtësi i Holandës, Matthijs De Ligt, është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar momentalisht.
Sport
Pas fitores së “tulipanëve” me rezultat 3:0 kundër Gjermanisë, gazetarët patën një pyetje interesante për mbrojtësin e ri.
A do të shkonte më me qejf në Barcelonë apo në Manchester, ishte pyetja e drejtuar ndaj tij.
Përgjigja e 19 vjeçarit ishte edhe më interesante se pyetja.
“Nëse do të zgjedhja për një destinacion pushimi, mendoj se është e kuptueshme. Vendi ku është temperatura më e mirë” ishte përgjigja e tij.
De Ligt konsiderohet si mbrojtësi më i mirë tinejxher momentalisht. /Lajmi.net/