Apple Watch 4, ora më inteligjente në treg

Apple Watch 4 është ora më intelegjente në treg.

Auto & Tek

12/09/2018 19:23

Tërësisht e ridizajnuar dhe e integruar në teknologjinë më të re, Apple Watch është rezistente ndaj ujit dhe funksionon si një gardian inteligjent i shëndetit tuaj, duke kontrolluar të rrahurat e zemrës, frymëmarrjen, duke iu ndihmuar me fitnesin dhe gjëra të tjera, transmeton lajmi.net

Në dukje, Apple Watch 4 është 32% më e madhe sesa seria paraprake dhe vjen me qoshe të lakuara, derisa është më e hollë sesa Apple Watch 3, vetëm 44 milimetra.

Në ekran ju mund të shikoni fotografi, hartën, kalendarin ose gjëra të tjera të cilat ju duhen dhe ju pershtaten, kështu që Apple Watch funksionon si një smartfon i ngjitur në dorën tuaj.

Smart Watch 4 është e projektuar të detektojë nëse ju rrëzoheni në rrugë ose goditeni nga ndonjë veturë, kështu që automatikisht ajo thërret emergjencën.

Madje, ju vazhdimisht mund ta masni ritmin e rrahjeve të zemrës dhe atë ta printoni, kështu që kur të shkoni tek doktori juaj, ai do të ketë të gatshme raportin e të rrahurave të zemrës./Lajmi.net/