ZYRTARE: Kampioni i Kosovës në futboll mbetet pa trajner
Bekim Isufi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit e Drita.
Sport
Trajneri gjilanas ka konfirmuar se nuk është më pjesë e ekipit bardhekaltër.
“Iu kam thënë edhe lojtarëve, unë nuk jam më trajner i Dritës. Më vjen shumë keq që e mbyllëm këtë rrugëtim me humbje sot”, deklaroi Isufi për “Supersport”.
“Kam dhënë dorëheqje, klubi nuk e ka pranuar fillimisht, por rrugëtimi ynë mbyllet këtu. Iu kam treguar para 10 ditëve”.
“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur për këtë që e kemi arritur me Dritën”.
“Skuadra është e fuqishme dhe mund t’ia dalë”.
“Besoj që klubi mund të gjejë një trajner të mirë. I falënderoj edhe tifozët për mbështetjen”, shtoi ai.