Policia konfiskon armë në tre lokacione të ndryshme

Policia njofton se në tre lokacione janë gjetur armë dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërsa të dyshuarit për armëmbajtje pa leje janë dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë: “Lipjan / 26.04.2024 – 07:10. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Pushke gjuetie me…

Lajme

27/04/2024 09:02

Policia njofton se në tre lokacione janë gjetur armë dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërsa të dyshuarit për armëmbajtje pa leje janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

“Lipjan / 26.04.2024 – 07:10. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Pushke gjuetie me 10 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 26.04.2024 – 08:00. Raportohet se me vendim te prokurorit nga njësitet policore janë bastisur pesë shtëpi dhe një villë, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator dhe 31 fishekë, një armë zjarri Canik me një karikator dhe 17 fishekë, një armë zjarri TT me një karikator dhe 7 fishekë si dhe një armë gjuetie dhe 6 fishekë. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 26.04.2024 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një thikë. I dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.” /Lajmi.net/