City dhe PSG pas Weigl, Dortmund kërkon 75 milionë euro
Duket se menjëherë pas përfundimit të afatit kalimtar verorë, skuadrat e mëdha po përgatiten për transferet e janarit.
Sport
Së fundmi është raportuar për një interesim të dy “gjigantëve ekonomik”, PSG dhe Man City, për mesfushorin e Borussia Dortmund, Julian Weigl.
Ylli gjerman mund të largohet nga “verdh e zinjët” në afatin kalimtar të janarit.
22 vjeçari aktivizohet në mesfushë dhe shquhet për qetësinë e tij në lojë. Lojtari besohet se do ti përshtatej mjaft mirë stilit të lojës së Pep Guardiola.
Weigl u paraqit në 25 ndeshje sezonin e kaluar në Bundesliga ku realizoi një gol. Por, duhet pasur parasysh se gjermani, poziten natyrale e ka si mesfushor defanziv. /Lajmi.net/