Dortmundi i vendos çmim të “çmendur” Pulisicit
Skuadrat që dëshirojnë të transferojnë mesfushorin Christian Pulisic, duhet të përmbushin kërkesën e madhe të Borussia Dortmund.
Sport
Reprezentuesi i Kombëtares së Amerikës ka përjetuar rritje të madhe në zhvillimin si futbollist, duke bërë që skuadra më emër të interesohen për transferimin e tij.
Top ekipet evropiane si Chelsea, Liverpool, Tottenham e Bayern Munich janë të gatshme të shpenzojnë për 19 vjeçarin e talentuar.
Por, për të arritur te Pulisic, duhet paguar Borussia Dortmundit hiq më pak se 60 milionë euro./Lajmi.net/