‘WhatsApp’ do të vendos tarifa për dërgimin e mesazheve për bizneset
Aplikacioni për komunikim në internet “WhatsApp” është gati të vendosë tarifa për dërgimin e mesazheve të marketingut dhe shërbimit të klientit, për të gjitha bizneset.
Auto & Tek
Ky hap vjen pasi prej kohësh aplikacioni po përballet me hapa të ngadaltë të rritjes së përdoruesve dhe të të ardhurave.
Mesazhet pritet të tarifohen nga 0.5 deri në 9 cent, në varësi të vendit të përdorimit, ndërsa përfaqësues të kompanisë thanë se kjo tarifë do të jetë thuajse e njëjtë me koston e një mesazhi.
Aktualisht “WhatsApp Business” ka mbi 3 milionë përdorues aktivë, nga rreth 1.5 miliard njerëz që përdorin aplikacionin në total, ndërsa kompania ka premtuar se bizneset e vogla do të vijojnë ta përdorin aplikacionin falas, përcjell Telegrafi.
Kompania “Facebook”, e cila zotëron edhe “WhatsApp” e “Instagram”, ka njoftuar se do të monitorojë sasinë e kohës që njerëzit shpenzojnë çdo ditë në aplikacionet e saj, për t’u ofruar përdoruesve mundësinë e vetë kontrollimit.
Kështu në këto aplikacione do të ofrohet opsioni për të zgjedhur kufizimin e përdorimit të tyre dhe përdoruesit do të njoftohen kur të jenë pranë atij kufiri kohor.