Dita më e keqe në jetë për Mark Zuckerberg: Ka humbur 16 miliardë dollarë për 5 minuta
Facebooku ka pasur sot ditën më të keqe në histori pasi aksionet kanë rënë për 19%, duke hequr kompanisë rreth 119 miliardë dollarë.
Auto & Tek
Mark Zuckerberg, vetëm 24 orët e fundit ka parë vetën e tij duke humbur 12 miliardë dollarë, gjë që e ka hedhur atë në vendin e pestë sa i përket njerëzve më të pasur në botë me 74 miliardë dollarë, transmeton lajmi.net
Lajmi i keq nuk përfundon këtu për shefin e Facebookut, pasi pritet që gjiganti i mediave sociale të pësoj edhe më shumë rënie.
Kjo rënie mund të jetë si shkak i rënies së përdoruesve pas ndryshimit të rregullave dhe alogaritmeve nga ana e Facebookut, gjë që ka bërë të largohen shumë përdorues./Lajmi.net/