‘Ciao’ Milan, Kalinic në Madrid
Nikola Kalinic ka zgjuar interesim edhe nga një klub i njohur evropian.
Sport
Nikola Kalinic do të largohet nga Milan, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Mediat italiane raportojnë se pas Spartak Moskës, sulmuesi kroat ka zgjuar interesim edhe nga një klub i njohur evropian.
Atletico Madrid ka shfaqur interesim për transferimin e tij në Wanda Metropolitano, përcjell “lajmi.net”.
Milan ka vendosur ta shesë Kalinicin gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe e vlerëson në rreth 20 milionë euro. /Lajmi.net/