Në moshën 54 vjeçare, aktorja e famshme bëhet nënë
Aktorja Brigitte Nielsen është bërë nënë përsëri.
ShowBiz
Danezja u bë nënë për herë të pestë dhe fëmijën e ka me partnerin, Mattia Dessi, shkruan lajmi.net.
Brigitte solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me Frida, ndërsa që të dyja po gëzojnë shëndet të mirë.
Për revistën “People”, çifti kanë thënë “Ne jemi shumë të lumtur për ardhjen në jetë të vajzës tonë. Ka qenë një rrugë e gjatë dhe ia ka vlejtë. Nuk kemi qenë kurrë më të dashuruar”.
Nielsen është martuar me Dessin në vitin 2006 dhe është njëherësh bashkëshorti i saj i pestë. /Lajmi.net/