ZYRTARE: Moyes largohet nga West Ham
David Moyes nuk është më menaxher i ekipit të West Ham United.
Sport
David Moyes është larguar nga West Ham United pas kontratës gjashtë muajshe në klub.
West Ham ka konfirmuar se asistentët e tij, Alan Irvine, Stuart Pearce dhe Billy McKinlay po ashtu janë larguar nga skuadra, përcjell “lajmi.net”.
“Dua të shprehi falenderimet e sinqerta tek David Moyes dhe stafi i tij që arritën objektivin e mbajtjes së West Hamit në Premierligë”, deklaroi presidenti i klubit, David Sullivan. /Lajmi.net/