Ancelotti kthehet në Serie A
Napoli kërkon angazhimin e Carlo Ancelottit, në rast të largimit të Maurizio Sarrit.
Sport
Carlo Ancelotti ka ofertë të re për rikthim në Serie A.
Napoli ka dyshime për të ardhmen e Maurizio Sarrit i cili ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin në klub.
Mediat italiane raportojnë se në rast të largimit të Sarrit, Ancelotti kërkohet nga Napoli si pasardhës i tij, përcjell “lajmi.net”.
Ancelotti është trajner i lirë pas shkarkimit nga Bayern Munich.
Ai së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i Juventusit, në rast të largimit të Massimiliano Allegrit. /Lajmi.net/