Liverpool në finale, shikojeni mesazhin e shpalosur pas ndeshjes me Romën
Liverpool ia dedikoi finalen tifozit në gjendje kome, Sean Cox.
Sport
Liverpool festoi kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve përkundër humbjes 4:2 nga Roma në Stadio Olimpico.
Skuadra e Reds iu bashkua Real Madridit në finalen e madhe në Kiev.
Pas ndeshjes me Romën, ekipi i Liverpoolit shpalosi një mesazh të mbështetjes për tifozin Sean Cox, përcjell “lajmi.net”.
Ai është në gjendje kome pas sulmit të pësuar nga tifozët e Romës para ndeshjes së parë gjysmëfinale në Anfield. /Lajmi.net/