A do të bëhet Barcelona vetëm skuadra e tetë që e përfundon sezonin pa humbje?
Barcelona të dielën mbrëma festoi titullin e 25-të të La Ligas, tre xhiro para përfundimit të sezonit.
Sport
Katalanët me një hattrik të Messit dhe një gol të Coutinhos, mposhtën 2:4 në ‘Riazor’ La Corunan.
Ky sukses mund të bëhet edhe më madhështorë, nëse Barcelona e çon deri në fund sezonin pa humbje.
Nëse kjo ndodhë, Barcelona do të bëhet vetëm skuadra e tetë që e bën një gjë të tillë.
Janë shtatë skuadra që deri më tani përgjatë viteve kanë arritur të përmbyllin sezonin pa humbje.
Preston 1888-89
Athletic Bilbao 1929-30
Real Madrid 1931-32
Perugia 1978-79
AC Milan 1991-92
Arsenali 2003-04
Juventus 2011-12
/Lajmi.net/