Nëse ndodh kjo, Valverde mund të shkarkohet nga Barcelona
“Mundo Deportivo” raporton se klubi nga Camp Nou mund ta shkarkojë Valverden në rast të humbjes nga Sevilla në finalen e Copa del Rey.
Sport
Ernesto Valverde rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës.
E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se klubi nga Camp Nou mund ta shkarkojë Valverden në rast të humbjes nga Sevilla në finalen e Copa del Rey.
Valverde dështoi në rrugëtimin e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve ku Barcelona u eliminua në çerekfinale nga Roma, përcjell “lajmi.net”.
Triumfi në La Ligë nuk mjafton andaj Valverde duket se duhet ta fitojë edhe trofeun e Copa del Rey për ta siguruar qëndrimin e tij në postin e trajnerit të Barcelonës, për sezonin e ri. /Lajmi.net/