Ndahet nga Man Utd, Pogba kthehet në Serie A?
Paul Pogba drejt largimit nga Manchester United, pas përfundimit të këtij sezoni.
Sport
Paul Pogba është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Manchester United.
Mesfushori francez ka mosmarrëveshje me menaxherin Jose Mourinho.
Dhe, raporti i tensionuar me portugezin ka bërë që e ardhmja e tij në Old Trafford pas këtij sezoni të jetë në dyshim.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se Pogba mund të rikthehet në Serie A, përcjell “lajmi.net”.
Ish skuadra e tij, Juventus, është duke e menduar seriozisht mundësinë e rikthimit të tij në rast se Pogba konfirmon vendimin për largim nga Manchester United. /Lajmi.net/