Bonucci: Kjo do të ndodhte ndaj Real Madridit, nëse do të isha ende në Juventus
Leonardo Bonucci ka reaguar pas penalltisë që e eliminoi Juventusin ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Sport
Leonardo Bonucci ka shfaqur dëshpërimin e tij për mënyrën e eliminimit të ish skuadrës së tij, Juventus, nga Liga e Kampionëve.
Madje, kapiteni i Milanit ka thënë se nuk do të mund të përmbante veten nëse do të ishte në fushë, në momentin e penalltisë vendimtare të Real Madridit, në sekondat e fundit të takimit.
“Ka qenë një episod i dyshimtë në fund, por Juventus e dëshmoi se është në nivel të lartë”, deklaroi Bonucci për “Premium Sport”, përcjell “lajmi.net”.
“A kam menduar, ‘më mirë që nuk jam aty kur u sinjalizua penalltia?’ Po, kam menduar, sepse ndoshta nuk do të arrija ta ndali veten dhe instinktet e mija”, theksoi ai. /Lajmi.net/