Përfundon sezoni për Michy Batshuayin
Michy Batshuayi dhe Borussia Dortmund kanë marrë një lajm të keq.
Sport
Për sulmuesin belg ka marrë fund ky sezon, pas dëmtimit të pësuar në derbin që Dortmund e humbi në udhëtim te Schalke.
Skuadra gjermane ka njoftuar se pas një testi mjekësor është mësuar se Batshuayi ka lënduar kyçin e këmbës, dhe do të humbas pjesën tjetër të sezoni.
Ky lëndim mund t’i kushtojë edhe me humbjen e Kupës së Botës nga sulmuesi belg.
Që nga huazimi në Bundesliga, Batshuayi ka zhvilluar disa paraqitje fenomenale duke shënuar 10 gola./Lajm.net/