Trajneri i Bayernit zbulon të ardhmen e Lewandowskit
Lewandowski vazhdon të jetë i lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid në fund të sezonit, si zëvendësues i Karim Benzemas.
Sport
Robert Lewandowski do të qëndrojë te Bayern Munich.
Kështu së paku mendon trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes.
Trajneri bavarez është i bindur se sulmuesi polak do të qëndrojë te Bayerni, derisa vazhdon të mbetet golashënuesi më i mirë në Bundesligë.
Lewandowski vazhdon të jetë i lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid në fund të sezonit, si zëvendësues i Karim Benzemas./Lajmi.net/