Ky ishte ekipi i kërkuar në short nga Barcelona
Skuadra e Barcelonës kishte shpresuar në një takim me Romën, gjë që edhe ndodhi dje në shortin e tërhequr në Nyon.
Sport
Barcelonës iu plotësua dëshira në shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Mediat spanjolle raportojnë se komplet skuadra e Barcelonës kishte shpresuar në një takim me Romën, gjë që edhe ndodhi dje në shortin e tërhequr në Nyon.
“Komplet ekipi e kërkoi Romën”, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”, përcjell “lajmi.net”.
Derisa Barcelona do të luajë me Romën, rivali i madh i La Ligës, Real Madrid do të ketë punë më të vështirë ndaj Juventusit në përsëritjen e finales nga edicioni i kaluar i Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/