Pyetja kryesore e tifozëve të Real Madridit për Ronaldon
Cristiano Ronaldo ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin në Real Madrid.
Sport
Tifozët e Real Madridit ende janë të pasigurt në lidhje me qëndrimin e Cristiano Ronaldos.
Sulmuesi portugez ende nuk ka konfirmuar qëndrimin në Santiago Bernabeu, përtej këtij sezoni.
Ronaldo ka zgjuar interesim nga disa klube të pasura nga Kina por edhe ish skuadra e tij, Manchester United, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.
Ronaldo ka konfirmuar se është i lumtur në Santiago Bernabeu por prapë mbeten dyshime rreth mundësisë së largimit pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/