ZYRTARE: Përforcohet Sigal Prishtina
.
Sport
Pasi fituan Kupën e Kosovës me lojtarë vendorë, Sigal Prishtina tani po kërkon të mbrojë edhe titullin e kampionit.
Skuadra nga kryeqyteti, ka arritur marrëveshje me Filip Bundovicin, i cili do të ndihmojë Sigak Prishtinën në fazën e PlayOffit.
Njoftimi i Sigal Prishtinës:
ZYRTARE, Filip Bundovic i bashkohet SIGAL Prishtinës
KB SIGAL Prishtina po kalon një sezon të mrekullueshëm ku deri më tani nuk ka humbur as edhe një ndeshje. Pas triumfit në Kupën e Kosovës me lojtarë e trajner 100% vendor, tani Prishtina po përgatitet për mbrojtjen e titullit.
Sot gjatë ditës klubi ynë ka arritur marrëveshje me kroatin 205 cm të gjatë, Filip Bundovic, që luan në pozitat katër dhe pesë.
24 vjeçari që së fundmi ishte lojtar i skuadrës Sibenik, më parë ka luajtur edhe për klubin tjetër të famshëm, Cedevita.
Gjithashtu, me kategoritë e reja të Kroacisë, Bundovic kishte arritur të shpallej kampion i Evropës.
WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, FILIP
#HajdePrishtinë