Bayerni e vazhdon traditën me Hamburgun, e mposhtë 6:0
Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Hamburgut.
Sport
Skuadra bavareze ka vazhduar traditën ndaj Hamburgut, duke e mposhtur sërish me rezultat të thellë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të të Bundesligës.
Lewandowski me tri gola, Ribery me dy gola dhe Robben me nga një gol, ishin realizatorë në fitoren e Bayernit.
Me këtë fitore, Bayerni numëron 66 pikë, 20 më shumë se Schalke e vendit të dytë./lajmi.net/