U shty nga bora, kur do të luhet Juventus-Atalanta?
Bora e madhe detyroi Juventusin dhe Atalantën që të kthehen në dhomat e zhveshjeve gjatë pasdites së djeshme duke bërë që të shtyhej ndeshja mes tyre.

Sport
Tapeti u zbardh nga dëboraduke rritur rrezikun për lojtarët.
Pyetja që shtrohet tani ka të bëjë me datën se kur do të luhet ndeshja e shtyrë?
Gjasat janë që ndeshja të luhet në datat 13 ose 14 mars, kjo në varësi të kalendarit, por një hipotezë tjetër që hedhin mediat italiane e çon ndeshjen në prill për shkak të kalendarit të ngjeshur që ka Juventusi.