Eriksen largohet nga Tottenham, a do të jetë ky klubi i ri?
.
Sport
Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen ka ofertë të re për largim nga klubi.
“Liverpool Echo” raporton se Liverpool ka hyrë në garë për transferimin e yllit danez, pas përfundimit të këtij sezoni.
“Reds” kanë identifikuar Eriksenin si zëvendësues ideal të Philippe Coutinhos i cili nënshkroi me Barcelonën, përcjell “lajmi.net”.
Eriksen në vitin e fundit ishte përmendur edhe si objektiv i kampionit nga Serie A, Juventus. /Lajmi.net/