Guardiola si skaut, do të befasoheni se cilën ndeshje e ka ndjekur nga tribunat
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola në rolin e skautit e përcolli kundërshtarin e tij të ardhshëm.
Sport
Pep Guardiola ka punuar ‘jashtë orarit’ të martën mbrëma duke ndjekur ndeshjen e Mansfield Town me Cardiff Cityn.
Manchester City do të ndeshet me Cardiffin në rrethin e katërt në FA Cup pas fitores së ekipit nga Championship me rezultat 4:1.
Kurse, Guardiola në rolin e skautit e përcolli kundërshtarin e tij të ardhshëm, shkruan “The Sun”, përcjell “lajmi.net”.
Guardiola u fotografua në tribuna derisa ishte i shoqëruar nga gruaja dhe biri i tij. /Lajmi.net/