ZYRTARE: Lojtari i Juventusit i kryen testet mjekësore te Schalke
Marko Pjaca është zyrtarisht një lojtar i Schalkes.
Sport
Juventusi dhe Schalke kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit kroat te skuadra gjermane.
Lajmi për arritjen e marrëveshjes është bërë në llogarinë në Twitter të Schalkes, ku thuhet se Pjaca ka kaluar me sukses testet mjekësore.
Pjaca do të jetë pjesë e Schalkes deri në muajin qershor, deri në përfundim të sezonit./Lajmi.net/