Lajm i keq për Xhakën, Arsenali transferon mesfushorin e njohur nga La Liga
"Marca" raporton se Steven N'Zonzi pritet të jetë blerja e re e klubit nga Emirates Stadium.
Sport
Steven N’Zonzi është në prag të transferimit në Arsenal.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se mesfushori i Sevillas pritet të jetë blerja e re e klubit nga Emirates Stadium.
“Gunners” janë të gatshëm të paguajnë rreth 37 milionë euro për blerjen e N’Zonzis, përcjell “lajmi.net”.
N’Zonzi në Arsenal do të ketë pagë më të mirë se tek skuadra nga La Liga. /Lajmi.net/