Wenger zbulon emrin e klubit ku mund të transferohet Ozil
Arsene Wenger nuk e përjashtoi mundësinë që Mesut Ozil t'i bashkohet rivalit nga Premierliga, Manchester United.
Sport
Arsene Wenger ka mohuar se Manchester United ka kontaktuar Arsenalin në lidhje me transferimin e Mesut Ozil.
Por, ai nuk e përjashtoi mundësinë që mesfushori gjerman t’i bashkohet rivalit nga Premierliga.
“Ne kurrë nuk jemi kontaktuar nga Manchester United. Kjo është diqka e paraqitur nga mediat”, deklaroi Wenger për mediat angleze, përcjell “lajmi.net”.
“Ai do të mbetet me ne deri në fund të sezonit, të tjerat janë opsion i hapur”, u shpreh ai. /Lajmi.net/