Pacolli flet për porositë që mori në Uashington për Demarkacionin dhe dialogun me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po vazhdon të qëndroj në ShBA, ku edhe po takohet me disa nga krerët shtetërorë atje.

Lajme

30/11/2017 08:39

Pacolli ka bërë të ditur se është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë e Azi, Wess Mitchel, të shoqëruar më Zëvendës Ndihmës Sekretarin e shtetit, Hoyt Yee.

Ai është shprehur se mbështetja amerikane për Kosovën, do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme, derisa ka përmendur kalimin e demarkacionit dhe fillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Postimi i tij i plotë në facebook:

Një takim shumë pozitiv dhe shpresëdhënës dy-palësh me aleatët tanë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington.

Takova në Departmantin Amerikan të Shtetit Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel, i cili ishte i shoqëruar edhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee.

Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme.

Jemi në sintoni të plotë në çdo hap dhe veprim. Kalimi Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë-Serbi mbeten çështje kryesore. Partneriteti dhe aleanca ynë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme.