Dëme nga erërat e forta, ekipet emergjente me 17 intervenime në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, ekipet emergjente kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Në aksion kanë qenë të angazhuara Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike…

Lajme

12/05/2026 19:43

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, ekipet emergjente kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.

Në aksion kanë qenë të angazhuara Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, duke intervenuar kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerjen e drunjve si dhe në trajtimin e rasteve të zjarreve.

Sipas njoftimit, intervenimet janë realizuar në disa zona të Prishtinës dhe Fushë Kosovës, përfshirë Dardaninë, Hajvalinë, Bregun e Diellit, Mramorin dhe Teneshdollin.

Autoritetet kanë bërë të ditur se aktualisht dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren.

Komunikata e plotë:

Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e Kryeqytetit dhe Fushë Kosovës, kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerje të drunjve si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.

Rastet e intervenimit:

Dardani – largim i llamarinës

Rr. “Aziz Abrashi” – largim i reklamës

Te Trafiku Urban – prerje e plepit

Rr. “Mark Isaku” – largim i llamarinës

Rr. “Muharrem Fejza” – largim i llamarinës

Te ish-Kino ABC – largim i tjegullave

Te Bosna, Kurriz – largim i llamarinës

Fshati Hajvali – intervenim në tela të rrymës

Fsharu Sinidoll – zjarr në bari të thatë

Bregu i Diellit – largim i ulluqeve

Dardani, Banesa Sociale – largim kulmi

Rr. “Eqrem Çabej” – largim llamarine

Fushë Kosovë, rr. “Besa Besë” – largim kulmi

Rr. “Shaqir Igrishta” – largim dritareje

Fshati Hajvali – tym në shtëpi

Fshati Teneshdoll – zjarr në ushqim bagëtish

Fshati Mramor – zjarr malor

Aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren.

Falënderojmë të gjitha ekipet operative për reagimin profesional dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.