“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota
Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të votave të tij, ka deklaruar se është propozuar për deputet nga dega e PDK-së në Prizren. Por një gjë të tillë e ka demantuar kryetari Shaqir Totaj në një lidhje direkte…
Lajme
Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të votave të tij, ka deklaruar se është propozuar për deputet nga dega e PDK-së në Prizren.
Por një gjë të tillë e ka demantuar kryetari Shaqir Totaj në një lidhje direkte në T7.
Sa i përket çështjes së vjedhjes së votave në Prizren, Totaj tha se.
“Derisa të qartësohet në aspektin ligjor kemi konsideru që PDK dega në Prizren duhet të reflektojë, dhe ata persona në këto zgjedhje të mos jenë pjesë e garës, ndërsa në zgjedhjet tjera kur të qartësohet në aspektin ligjor të rikthehen në detyrat e tyre…”, tha ai.
“Procesi si i tillë ka qënë i komprometuar dhe ne natyrisht që do reflektojmë”, shtoi ai.