Universiteti i Beqirit (Dokument)
Beqir Sadikaj, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina”, është njëri nga drejtuesit e këtij universiteti me më së shumti familjarë të punësuar në këtë institucion publik, madje disa prej tyre tashmë janë “rehatuar” edhe në pozita drejtuese.
Lajme
Sadikaj, i cili ka qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Istogut, mohon se ka pasur ndikim në avancimin e familjarëve, ndonëse në fillim të tetorit të këtij viti bashkëshortja e djalit të tij, Albana Gashi-Sadikaj, sipas dokumenteve që posedon gazeta “Zëri”, është avancuar në sekretare të Njësisë Akademike në Fakultetin e Arteve, i cili funksionon në kuadër të universitetit publik.Sekretarja e re e Fakultetit të Arteve më herët ka mbajtur pozitën e zyrtares së Shërbimit të Studentëve në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
Sadikaj më herët ka qenë dekane e Fakultetit Juridik, përderisa në bibliotekën e këtij fakulteti ka disa vite që punon bashkëshortja e tij, Faze Sadikaj.Njëkohësisht dhëndri i Sadikajt, Haxhi Gashi, është dekan i Juridikut në UP, të cilën pozitë më herët e kishte ushtruar për disa vite me radhë vetë anëtari i Këshillit Drejtues të UP-së.
