Stoke City – Leicester City, mbyllet ndeshja me 4 gola
Xherdan Shaqiri shënoi gol në barazimin mes Stoke City dhe Leicester Cityt me rezultat 2:2.
Sport
Stoke City dhe Leicester City kanë luajtur baras 2:2 në ndeshjen e xhiros së 11-të në Premierligë.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Vicente Iborra.
Por, Xherdan Shaqiri barazoi për vendasit në minutën e 39-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë, përcjell “lajmi.net”.
Në të dytën, Leicester City riktheu avantazhin nëpërmjet golit të Riyad Mahrez.
Por, Peter Crouch barazoi me kokë për Stoke Cityn duke bërë që skuadrat t’i ndajnë pikët. /Lajmi.net/