Përforcimi i ri vjen për teste mjekësore në Real Madrid (FOTO)
Real Madrid befason tifozët me përforcimin e ri.
Sport
Presidenti i Gremio Novorizontino, Genilson da Rocha Santos ka bërë të ditur se talenti i ri Rodrigo Rodrigues ndodhet në Madrid për teste mjekësore.
Mesfushori ofanziv, vetëm 17 vjeç, ende nuk ka zënë vend në ekipin e parë të Gremios, por fitoi vëmendje vitin e kaluar kur debutoi ndaj Santosit.
“Rodrigo është në Madrid duke i kryer testet mjekësore, dhe nëse nuk ndodh diçka e papritur, ai do të nënshkruajë për gjashtë vjet me Real Madridin”, ka thënë Rocha Santos. /Lajmi.net/