“Marca”: Barcelona do të largohet nga La Liga (FOTO)
"Marca" ka parashikuar largimin e Barcelonës nga La Liga.
Sport
Barcelona do të largohet nga La Liga.
Ky është titulli në ballinën e sotme të përditshmes sportive madrilene “Marca”.
Sipas saj, ekipi katalan do të tërhiqet nga Kampionati spanjoll nëse Katalonia pavarësohet nga Spanja.
Barcelona dhe largimi i mundshëm nga La Liga është bërë sërish temë e nxehtë në Spanjë.
Por, presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka shprehur besimin e tij se Barcelona do të mbetet pjesë e kampionatit spanjoll në futboll, përcjell “lajmi.net”.
Kurse, mendimin e tij e ka dhënë edhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane që ka thënë se nuk mund ta paramendojë La Ligën pa ekipin e Barcelonës. /Lajmi.net/