Neymar i qet kushte PSG-së, kërkon transferimin edhe të këtij lojtari
Nënshkrimi me Neymarin nuk do të jetë aspak i lehtë për PSG-në.
Sport
Pos klauzolës prej 222 milionë euro që duhet t’ia paguajë Barcelonës për Neymarin, skuadra franceze duhet që t’ia plotësojë edhe disa kërkesa reprezentuesit brazilian.
Sipas ‘La Parisien’, Neymar i ka kërkuar PSG-së që të transferojë në skuadër Dani Alves (tashmë i transferuar), Philippe Coutinhon nga Liverpooli e po ashtu të mbajë në skuadër Lucas Mouran./Lajmi.net/