Caktohet data e fillimit të La Ligas
Më 19 dhe 20 gusht, do të fillojë sezoni i ri në La Liga.
Sport
Federata e Futbollit të Spanjës, ka zyrtarizuar fillimin e sezonit të ri dhe datën e finales së Kupës së Mbretit.
Në njoftim thuhet se edicioni i ri në La Liga fillon më 19 dhe 20 gusht, ndërsa xhiroja e fundit luhet më 20 maj të vitit 2018.
Po ashtu është caktuar se finalja e Kupës së Mbretit të zhvillohet më 21 prill./Lajmi.net/