Mourinho zbulon nëse Ronaldo do të transferohet në Man Utd (FOTO)
Jose Mourinho nuk pret rikthimin e Cristiano Ronaldos në Manchester United.
Merkato
Cristiano Ronaldo nuk do të rikthehet në Manchester United.
“Daily Star” ka cituar burime të afërta me Jose Mourinhon duke thënë se portugezi nuk është i interesuar për rikthimin e sulmuesit nga Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.
“Jo, Ronaldo kërkon vetëm më shumë para nga Real Madrid, Mourinho nuk është i interesuar për rikthimin e tij në Manchester United”, deklaroi një burim i afërt me Mourinhon për “Daily Star”. /Lajmi.net/