Albulena Haxhiu fyen rëndë Ramush Haradinajn
Kandidatja për deputete e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e ka quajtur Ramush Haradinajn si njeri me ambicie të sëmura.
Lajme
Haradinaj që është kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, ka pasur të përballet në një debat me dy pretendent për kryeministër të partive tjera , por debati është anuluar nga KPM.
Në debat është parapa të jenë Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti.
E haxhiu ka thënë se debati është anuluar për shkak të mungesës së programit dhe guximit, duke shtuar se Haradinaj ka vetëm ambicie të sëmura për tu bërë kryeministër.
“Ikja nga ballafaqimi medial, tregon më së miri se pretendenti për kryeminister nga radhet e PDK, nuk ka as program, as guxim dhe as dije për tu përball me Albinin. Në fakt ka vetem ambicie të sëmura për tu bërë kryeministër! Tash merreni me mend çfarë kandidati! PS. me qef e pritsha atë debat”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.