Arsenali jashtë “top-4”-shes, tifozët në festë
Për herë të parë pas dy dekadash, Arsenali do t’i mungojë Champions-it dhe klubi ka vendosur që t’u kërkojë ndjesë tifozëve, duke i ndihmuar ata financiarisht.
Sport
Abonimi në “Emirates” për sezonin e ri do të kushtojë 100 paund më pak.
Tifozëve më besnikë u ka mbërritur një e-mail pas ndeshjes së fundit të Premier Ligës kundër Evertonit, ku shkruhej se për shkak se klubi nuk do të luajë në elitën e futbollit europian sezonin 2017/18, por në Ligën e Europës, do të ketë një rikategorizim të çmimit të biletave.
Për këtë arsye, fansat do të përfitojnë deri në 100 paund secili.